Marta Kauffman
Marta Kauffman është një regjisore me prejardhje amerikane. E lindur më 21 shtator, 1956, Kauffman më së shumti njihet për prodhimin e serialit shumë të suksesshëm Friends, bashkë me David Crane.
Jeta e hershme dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E lindur në periferi të Filadelfias, Kauffman u rrit në një familje konservatore hebraike. Kauffman në vitin 1974 ndoqi shkollën e mesme Marple Newtown, e cila ndodhej në Distriktin Shkollor Marple Newtown pranë Filadelfias, ku ishte aktore dhe studente regjisore e shfaqjes shkollore "Our Town" . Kauffman ndoqi Universitetin Brandeis dhe mori një diplomë BA në teatër në vitin 1978. Gjatë kohës së saj atje, ajo ishte motër e shoqatës studentore Sigma Delta Tau. Kauffman studioi gjithashtu aktrim në Shkollën e Teatrit Neighborhood Playhouse në qytetin e New Yorkut. Më pas ajo u transferua në Sherman Oaks, një periferi të Los Angeles.
