close
Shko te përmbajtja

Coppa Italia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Coppa Italia
BERJAYA
Organi organizuesLega Serie A
Themeluar1922
VendiItalia
KonfederataUEFA
Numri i klubeve44
Kampioni aktualInternazionale (titulli i 10-të)
(2025–26)
Më shumë kampionateJuventus (15 tituj)
Transmetuesi/tMediaset
Sponsori/ëtFrecciarossa
Faqja zyrtarelegaseriea.it/coppa-italia
Aktualisht: Coppa Italia 2025–26

Coppa Italia (shqip Kupa e Italisë), është një kompedicion i përvitshëm futbollistik në Itali. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1922 dhe u fitua nga Vado.

Edicioni i dytë u caktua për sezonin 1926–27 por u anullua në raundin e 16-tave. Edicioni i tretë nuk u zhvillua deri në sezonin 1935–36 kur u vendos të zhvillohej çdo vit. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ndërprenë zhvillimin e turnamentit pas sezonit 1942–43 por më pas rifilloi sërisht në vitin 1958 dhe është zhvilluar çdo vit që atëherë.

Juventus është ekipi më i suksesshëm i këtij kompedicioni me 15 trofe, e ndjekur nga Internazionale me 10. Juventus gjithashtu ka zhvilluar më shumë finale, 20, e ndjekur nga Roma me 17. Fituesi mund të veshi një "tricolore" (shqip: trengjyrësh), i ngjashëm me rrethët që gjenden në avionët ushtarakë dhe automatikisht kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës

Kompedicioni është një turnament me eliminim me çifte që përballen mes tyrë në çdo raund për të avancuar. Shorti për të gjithë kompedicionin bëhet përpara fillimit të sezonit. Çdo raund luhet me një ndeshje të vetme me përjashtim të gjysëm-finales ku luhet vajtje-ardhje. Nëse një ndeshje del barazim atëherë luhet koha shtesë. Nëse edhe pas kohës shtesë ndeshja del barazim atëherë fituesi vendoset nga gjuajtjet e penalltisë. Përfshirë trofeun, ekipi fitues gjithashtu kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës (më parë Kupa UEFA) dhe në Supercoppa Italiana. Nëse fituesit e kan siguruar pjesmarrjen në UEFA Ligën e Kampioneve nëpërmjet Serisë A, ose nuk kanë të drejtë të luajnë në kompedicionet e UEFA-s për arsye të ndryshme, vendin e fiton ekipi i dytë më lartë i renditur në ligë.

Kompedicioni përbëhet gjithsej nga tetë raunde. Turnamenti fillon në gusht me raundin e parë që luhet vetëm nga ekipet e ligave të ulëta – ekipe që luajnë jashtë dy ligave kryesore. Klubet e Serisë B fillojn turnamentin nga raundi i dytë kurse dymbëdhjetë ekipet të renditura më poshtë në Serinë A bazuar nga renditja e sezonit të kaluar (përveç rastit kur ato konkurojnë në kompedicione europiane atë vit) e fillojnë turnamentin nga raundi i tretë para përfundimit të gushtit. Tetë ekipet e tjera të mbetura të Serisë A i bashkohen turnamentit në raundin e katërt në janar, ku ngelen rreth 16 ekipe. Raundi i 16-tave, çerek-finalet dhe ndeshja e parë e gjysëm-finaleve luhen rresht me shpejtësi pas mbarimit të raundit të katërt dhe ndeshja e dytë e gjysëm-finaleve luhet një muaj më vonë, në prill para finales së luajtur në maj. Finalja me ndeshje vajtje-ardhje u hoq që nga sezoni 2007–08 duke i hapur rrugën finales së vetme që zhvillohet Stadio OlimpicoRomë.[1]

FazaRaudniKlube
të mbetura
Klube
të përfshira
Fituesit nga
raundi i mëparshëm
Hyrje të reja
këtë raund
Ligat që kanë hyrë në këtë raund
Faza e parëRaundi i parë7836ska36Ekipe nga Seria C dhe Seria D
Raundi i dytë60401822Seria B
Raundi i tretë40322012Ekipet më poshtë të renditura të Serisë A
Raundi i katërt241616skaska
Faza e dytëRaundi i 16-tave161688Ekipet më të larta të renditura të Serisë A
Çerek-finalet888skaska
Gjysëm-finalet444skaska
Finalja222skaska

Fituesit ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kupa e Italisë

Performanca nga klubet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi Tituj Vitet
Juventus
15
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1979, 1983, 1990, 1995, 2015, 2016, 2017, 2018, 2021, 2024
Internazionale
10
1939, 1978, 1982, 2005, 2006, 2010, 2011, 2022, 2023, 2026
Roma
9
1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 2007, 2008
Lazio
7
1958, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2019
Fiorentina
6
1940, 1961, 1966, 1975, 1996, 2001
Napoli
6
1962, 1976, 1987, 2012, 2014, 2020
Milan
5
1967, 1972, 1973, 1977, 2003
Torino
5
1936, 1943, 1968, 1971, 1993
Sampdoria
4
1985, 1988, 1989, 1994
Bologna
3
1970, 1974, 2025
Parma
3
1992, 1999, 2002
Atalanta
1
1963
Venezia
1
1941
Genoa
1
1937
Vicenza
1
1997
Vado
1
1922
Gjithsej
78
Klubi Finalet Vitet e finaleve
Juventus
22
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1973, 1979, 1983, 1990, 1992, 1995, 2002, 2004, 2012, 2015, 2016, 2017, 2018, 2020, 2021, 2022, 2024
Roma
17
1937, 1941, 1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 1993, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2013
Internazionale
16
1939, 1959, 1965, 1977, 1978, 1982, 2000, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2022, 2023, 2026
Milan
15
1942, 1967, 1968, 1971, 1972, 1973, 1975, 1977, 1985, 1990, 1998, 2003, 2016, 2018, 2025
Torino
13
1936, 1938, 1943, 1963, 1964, 1968, 1970, 1971, 1980, 1981, 1982, 1988, 1993
Fiorentina
11
1940, 1958, 1960, 1961, 1966, 1975, 1996, 1999, 2001, 2014, 2023
Lazio
11
1958, 1961, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2015, 2017, 2019, 2026
Napoli
10
1962, 1972, 1976, 1978, 1987, 1989, 1997, 2012, 2014, 2020
Sampdoria
7
1985, 1986, 1988, 1989, 1991, 1994, 2009
Atalanta
6
1963, 1987, 1996, 2019, 2021, 2024
Parma
5
1992, 1995, 1999, 2001, 2002
Palermo
3
1974, 1979, 2011
Hellas Verona
3
1976, 1983, 1984
Bologna
3
1970, 1974, 2025
Genoa
2
1937, 1940
Venezia
2
1941, 1943
Alessandria
1
1936
Novara
1
1939
SPAL
1
1962
Catanzaro
1
1966
Padova
1
1967
Cagliari
1
1969
Ancona
1
1994
Vicenza
1
1997
Vado
1
1922
Udinese
1
1922
Gjithsej
156
  1. "Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Italisë". infokusi.com. 9 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 25 tetor 2018.
  2. "Lazio-Inter, la Coppa Italia Frecciarossa 2026 è dell'Inter" (në italisht). Lega Serie A. 13 maj 2026. Marrë më 14 maj 2026.[lidhje e vdekur]