close
Shko te përmbajtja

Universiteti publik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Universiteti publik ose kolegji publik është një universitet ose kolegj që është në pronësi të shtetit ose merr fonde të konsiderueshme nga një qeveri. Nëse një universitet kombëtar konsiderohet publik ndryshon nga një vend (ose rajon) në tjetrin, kryesisht në varësi të peizazhit specifik të arsimit. Në të kundërt, një universitet privat zakonisht zotërohet dhe operohet nga një korporatë private (jo-fitimprurëse ose fitimprurëse). Të dyja llojet rregullohen shpesh, por në shkallë të ndryshme, nga qeveria.

Universitetet dhe kolegjet publike shpesh kanë një rol të veçantë në zgjerimin e qasjes në arsim duke u përqëndruar te gjihpërfshirja, duke ofruar tarifa më të ulëta për studentët vendas dhe duke u mbështetur në politika shtetërore për të siguruar barazi sociale. Nga ana tjetër, universitetet private shpesh dallohen për autonominë më të madhe në menaxhim dhe për fleksibilitetin në programet akademike, duke u përqendruar në inovacione ose fusha të specializuara. Ky dallim midis institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë pasqyron mënyrën se si shoqëritë e ndryshme e konceptojnë rolin e arsimit të lartë në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor.