close
Shko te përmbajtja

Need for Speed

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Need for Speed
Need for Speed

Need for Speed (NFS) është një seri video lojërash e publikuar nga Electronic Arts dhe e zhvilluar nga studio të ndryshme duke përfshire ketu kompanine kanadeze EA Black Box. Ajo është videoloja me gara më e sukseshme e të gjitha koherave, dhe një nga me të suksesshmet nga të gjitha videolojërat në pergjithesi.[1] Deri në tetor 2009, Need for Speed ka shitur më shumë se 100 milion kopje. Kjo seri është zhvilluar fillimisht nga kompania kanadeze Distinctive Software, e cila u bë e njohur si EA Canada. Serite debutuan me The Need for Speed në Ameriken e Veriut, Japoni dhe Europe në 1994. Fillimisht, serite e lojërave ishin eskluzivitet të konsolave të brezit të peste dhe dhe u fut në të gjitha konsolet e brezit të shtate në 2008. Lojerat bejnë fjale kryesisht për garime me makina të ndryshme në pista të ndryshme dhe në disa raste, përfshijnë edhe njekje policore në gara. Ne Japoni loja u lëshua me emrin Over Drivin. Pas leshimit të Need for Speed: High Stakes, ajo adoptoi modelin perendimor. Me Need for Speed: Underground, serite integruan edhe modifikime të trupit të makinave gjate lojës. Aktualisht, janë 3 lojëra nen zhvillim.

Need for Speed dhe vazhdimet e saj janë lojëra me gara, të cilat përdorin të njejtat rregulla fondamentale dhe kane mekanizma të ngjashem. Ne cdo lojë, lojtari konrollon një makine garash në një shumllojshmeri garash me qellim ftimin e gares. Ne metoden turne/karriere, lojtari duhet të fitoje një seri garash në mënyre që të zhbllokoje makin, pista etj. Perpara se të zhvillohet një gare, lojtari zgjedh një makine qe përfshin kontrollin manual ose automatik. Te gjitha serite e lojërave kane disa forma më shumë lojtare duke lejuar lojtarët të garojnë në një ekran tjeter, LAN ose internet. Edhe pse lojërat ndajnë të njejtin emer, pamja dhe qellimi i lojërave ndryshojnë në mënyre domethenese nga një forme në tjetren. Për shembull, në disa lojëra makinat mund të kene deme mekanike dhe vizuale, ndersa në lojëra të tjera makinat nuk mund të demtohen në teresi, disa lojëra kane physics-qe është një mënyra se si programi simulon sjelljen e një makinë të vertete etj. Me leshimin e Need for Speed: Underground, fokusi i lojëse rreshqiti nga garat me makina sportive ekzotike në pista piktureske, të perfaqesuara nga rruge të hapura garash dhe në rruge urbane. Me pas, kjo teme ka mbetur e njejte në të gjitha lojërat pasardhese. Shumica e lojërave të njohura përfshijnë ndekje policore nga një forme në tjetren. Ne lojën e pare, lojtari garon kunder Njeriut-X. Objektivi është ta mundesh ate pa u arrestuar. Ne disa lojëra të tjera qe paraqesin ndjekje policore, lojtari mund të luaje edhe si krimineli edhe si polici;si kriminel, lojtari duhet t’i shkeputet policise ose duke luajtur si polic, duhet të ndjeke dhe kape kriminelin. Ndersa në Need for Speed: Underground të reja ishin konceptet e drifting dhe drafting, të cilat janë përdorur në garat drift dhe draft. Keto mekanizma të reja janë përfshire në moden turne/karriere pervec garave në rruge. Ne garat drift, lojtari duhet të mposhte garues të tjere duke marre më shumë pike se garuesit e tjere;keto pike fitohen nga kohezgjatja dhe gjatesia e driftit të kryer nga makina e lojtarit. Ne garat drag, lojtari përdor një makine me transminsion manual. Objektivi në kete lloj gare është të ndjekesh një makine kundershtare dhe të imitosh performancen e saj për të marre një ngritje në shpejtesine e lojtarit. Si një gare ordinere rrugesh, lojtari duhet të mbaroje i pari garen për ta fituar ate. Koncepti i modifikimit të makines evoloi me cdo lojë të re. Ne serite e lojërave të meparshme, ky koncept u perqendrua kryesisht në pamjen e makinave. Cdo lojë ka disa forma të modifikimit të makinave qe mund të rregullohen duke aktivizuar dhe caktivizuar opcionet (p. sh. ABS), duke rregulluar opcione (p. sh. frenat, marshat etj.) ose duke përmiresuar pjese (p. sh. motorin, marshat etj). Nga Underground në lojën aktuale, modifikimi i makinave është bazuar në filmin “The Fast and the Furious”. Dy kategorite në të cilat lojtari mund të modifikoje makinen janë vizuale dhe në performance. Si të gjitha garat me makina, serite e Need for Speed paraqesin një liste të gjere makinash të gatshme për t’u pedorur nga lojtari. Makinat e përfshira në lojë janë modeluar dhe emeruar sipas makinave reale. Makinat në lojë janë ndare në kater kategori. makinat ekzotike, muskuloze, të modifikuara dhe speciale.

Serite e Need for Speed fillimisht u zhvilluan nga Distincyive Software, një studio videolojërash me baze në Vankuver, Kanada. Perpara se Electronic Arts të blinin kompanine në 1991, ajo kishte krijuar lojëra të njohura me makina si Stunts dhe Test Drive II: The duel. Pasi u bë blerja, kompania u emerua si Electronic Arts (EA) Kanada. Kompani kapitalizoi me eksperiencat dhe zoterimet e saj kur filloi zhvillimin e serive Need for Speed në fund të 1992. EA Kanada vazhdoi të zhvillonte dhe zgjeronte Need for Speed deri në 2002, kur një tjeter kompani me baze në Vankuver emeroi Black Box, u kontraktua të vazhdonte serite me titulin Need for Speed: Hot Pursuit 2. Lojerat Black Box u ble nga Electronic Arts pak me pare se publikimi i lojës dhe kompania u riemerua Electronic Arts (EA) Black Box dhe u bë një vartese e EA Kanada. Qe pas emerimit të saj, EA Black Box ka qenë zhvilluesi kryesor i lojës.

Lojerat e prodhuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri tani janë prodhuar 16 lojëra të serive të Need for Speed. 6 lojëra janë zhvilluar nga EA Kanada, ndersa 2 janë zhvilluar nga kompania europiane e videolojërave Eden Games

The Need for Speed (1994)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed origjinale u lëshua për 3DO në 1994 me versione për PC (DOS 1995), PlayStation & SEGA (1996) pak kohe me pas. Shumica e makinave dhe pistave janë të hapura në fillim të lojës. dhe objektivi është të zhbllokosh makinat e mbetura të pazhbllokuara duke fituar duele. Instalimi i pare për NFS ishte një nga dy perpjekjet serioze të serive për të dhene një simulim real të kontrollit dhe pamjes se makines pa elemente pasazhi. Ndersa EA u bashkua me revisten automobilistike Road & Truck për të shpjeguar sjelljet e makinave, duke përfshire edhe mimiken e tingullit të bere nga makinat në kontrollin e marshave. Loja gjithashtu përfshinte edhe të dhena të sakta të makinave me fjale të komentatorit, pamje të ndryshme të brendshme dhe të jashtme të cdo makine. Një tjeter version i lijes, i quajtur The Need for Speed: Edicion Special, është bazuar në leshimin e lojës për PC në 1995, dhe u lëshua vetem për PC CD-ROM në 1996. Ajo paraqiti mbështëtje për DirectX 2 dhe për rrjetet TCP/IP, dy pista të reja, kohe të ndryshme të dites për shumicen e pistave (mengjes, mesdite, darke) si dhe përmiresime në motorin e lojës.

Need for Speed II (1997)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed II paraqiti disa nga makinat me të rralla dhe ekzotike të ekzistuara, përfshire edhe Ford Indigo, si dhe pista të reja nga Amerika e Veriut, Europa, Azia dhe Australia. Një metode e re garimi u fut në NFS II e quajtur Nokaut, ku garuesit e fundit qe mbaronin garen do të eleminoheshin derisa të mbetej vetem një garues, i cili fiton. Duke paraprire realizmin e Need for Speed-it të pare, NFS II dha mje stil lojë me i ngjashem me pasazhin, duke mbajtur edhe nivelet e nderlikuara të modelimit. Edicioni special i NFS II, Need for Speed II: Special Edition përfshin një piste ekstra, makina ekstra dhe mbështëtje për Glide (karta grafike 3D).

Need for Speed III: Hot Pursuit (1998)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed III: Hot Pursuit shtoi edhe modalitetin Hot Pursuit (ndjekje e nxehte), në të cilen lojtari mund të zgjidhte të behej krimineli ose polici për të arrestuar ligjshkelesit. NFS III mori avantazhe të kapacitetit të multimedial të CD-ROM duke futur edhe zerin e komentatorit, peisazhe dhe muzike. Kjo lojë është e para e serive qe lejon shkarkimin e makinave të tjera nga faqja zyrtare. Versioni për PC është gjithashtu loja e pare e serive qe mbështët Direct 3D dhe aelerimin 3D.

Need for Speed: High Stakes / Need For Speed Road Challenge (1999)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

High Stakes (titulli në Ameriken e veriut dhe Australi), e njohur gjithashtu si Road Challenge (titulli europian dhe brazilian), u lëshua në veren e 1999. High Stakes përfshiu modele të reja të lojës si: High Stakes, Getaway (largim), Time Trap (kurthi i kohes) dhe Karriere. High Stakes është një modalitet garimi (përfshire garimin) në të cilen shperblimi është makina e lojtarit qe humbet. Getaway kerkon qe lojtari ti shpetoje shume ndjekjeve policore për një kohe të caktuar. Ne Time Trap lojatri duhet të mbaroje një numer të caktuar xhirosh brenda limitit të kohes, me police qe kerkojnë ta ndalin. Karriera përmban një shperblim monetar qe i lejon lojtarit të bleje makina dhe të përmiresoje performancen e makines ndersa fiton para nga garimet në një grup kronologjik turnesh. Një risi tjeter është është përfshirja e modeleve të demtimit. Makinat të cilat janë përfshire në aksidente paraqiten dukshem perplasjet e trupit të makines dhe mosperformimi i mire. Pas një gare në Career, lojtarit i jepet mundesia të paguaje riparimet. Ky modalitet i lejon lojtarët gjithashtu, për here të pare, të përmiresojnë makinat, edhe pse kjo do të thote thjesht të nderrosh ndermjet tre niveleve të përmiresimi për cdo makine.

Need for Speed: Porsche Unleashed (2000)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porsche Unleashed (titulli në Ameriken e Veriut dhe Amerikën Latine), Porsche 2000, (titulli evropian) ose thjesht Porsche (në Gjermani) është i ndryshëm nga versionet e mëparshme për shkak se ajo paraqiti vetem makina Porsche dhe një pasuri informacioni lidhur me to. Trajtimi i automjeteve konsiderohet më realist se në çdo lojë NFS, dhe ka një katalog të detajuar të pjesëve të ndryshme të Porsche gjatë viteve. Lojtari duhet të fitojë gara në mënyrën Karriere për të zhbllokuar makina në mënyrë kronologjike nga 1950-2000. Porsche Unleashed gjithashtu paraqiti një opcion Factory Driver, ku lojtari duhet të testoje Porsche në mënyra të ndryshme dhe të ece perpara me karrierën e tij. Për sa i perket ndërtimit të lojës, ajo konsiderohet shpesh si perpjekja më e mire për të sjelle një markë makinë të vetme në lojë si dhe të plotesoje dhe të thellojë teresine e njohurive si në histori dhe në funksionet motorike. Ajo përmban video historike dhe shume fotografi të vjetra të automjeteve Porsche. Koncepti Evolution ishte një sukses për shumë njerëz, duke krijuar shumë tifoze të rinj Porsche për shkak të nivelit të lartë të akademise dhe lojës. Factory Driver ishte edhe një mënyre tjetër për zhbllokimin e makinave, por në mënyre të shkelqyer për slalome të caktuara, garat e shpejtësisë, furnizimet, etj

Need for Speed: Hot Pursuit 2 (2002)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Hot Pursuit 2 ishte debutimi titullit Need for Speed nga e sapoformuara EA Black Box (e krijuar pas blerjes se EA Black Box në Vancouver), si dhe Need For Speed-in e parë për brezin e gjashtë e tastieres. Hot Pursuit 2 tërhiqet kryesisht nga dhe stili i NFS III; theksi i tij ishte shmangia e policise. Edhe pse loja u ka lejuar lojtarëve që të luajnë si police, ndjekja ishte në mënyrë të konsiderueshme më pak realiste se versionet e meparshme të NFS;lojtarët thjesht duhet të kapnin një tejkalues shpejtesie disa here dhe ta arrestonin,

Need for Speed: Underground (2003)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Underground suposohej si një ndryshim nga garat gjysem-profesionale dhe cirkuitet e izoluara tek garat e rruges të serive të tjera të garave: të gjitha cirkuitet janë tani pjese e një harte të vetme, Olympic City, perjashtuar driftin. Kjo lojë paraqiti tre mënyra të reja lojë (Drag, Drift dhe Sprint) dhe rregullimin me më shumë opcione se në proven e meparshme, High Stakes. Underground ishte gjithashtu loja e pare e serive qe paraqet një histori, e treguar me anë të videove të parapercaktuara.

Need for Speed: Underground 2 (2004)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Underground 2, vazhdim i suksesit NFS: Underground 2 u lëshua me 15 nentor 2004. Ne Underground 2 historia vazhdon, por ka mënyra të reja të garuari si Liga Underground Racing dhe Street X, opcionë të reja dhe me të shumta për rregullimin e makinave, si dhe një mënyre e re e perzgjedhjes se garave-vetem duke ngare rreth qytetit (e ngjashme me Grand Theft Auto dhe Midnight Club II) dhe duke zgjedhur garat “semafor”. E përfshire gjithashtu është edhe një mënyre “outrun” ku lojtari mund të sfidoje kundershtaret në rruge dhe lideri i gares provon të shkeputet nga kundershtari për ta mposhtur ate (e ngjashme me Tokyo Xtreme Racer. Vecorite e akordimit të makinave në lojë ishin domethenese dhe u shtrine në modifikime qe nuk kane efekt në performancen e makines. Sistemet e zerit, për shembull, mund të vendosen në bagazhin e makines, por nuk sherbenin për gje. Loja gjithashtu paraqiti vendosje me të gjere të produkteve për kompanite pa lidhje me garat e makinave, si vendosja e logos për Cingular Wireless, një kompani amerikane komunikimi wireless, në sistemin e mesazhve të lojës dhe në pasqyrimin e saj në ekran. Performanca dhe kontrolli i makines nuk është e ndikuar vetem nga “dyqani i performances”, por edhe modifikime kozmetike, si mbulesa e kofanos, e cila ndikon në degradimin e makines.

Need for Speed: Most Wanted (2005)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Most Wanted u lirua më 15 nëntor 2005, dhe ishte një nga lojërat e para të lëshuara për Xbox 360. Ndjekjet policore u rikthyen dhe perfaqesojnë një pjese domethenese të lojës, si dhe përfshijnë lojë të lire të ngjashme me Grand Theft Auto si të Underground 2, por me me pak vecori rregulluese të makines se në serite Underground. Historia e lojës paraqitet në një stil të ndryshem domethenes nga Underground, me efekte GCI të perziera me aksione live, e cila u përdor në lojërat e mevonshme. Modaliteti gjithashtu paraqet Listen e Zeze, një grup i krijuar nga 15 garues të cilet lojtari duhet t’i mposhte një nga një për të zhbllokuar pjese, makina dhe pista. Lojtari duhet të plotesoje kerkesa të caktuara para se të merret me rivalin e rradhes se Listes se Zeze.

Need for Speed: Carbon (2006)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Carbon pa rikthimin e garave naten, si dhe një perzgjedhje makinash të ngjashme me ato të Most Wanted, duke përfshire makina kompakte dhe sportive të lidhura me kultura të importuara, makinat muskuloze amerikane dhe supermakinat. Carbon paraqet gjithashtu një hollesi të re ku lojtarit i lejohet të krijoje një “grup”. pjesetaret me aftesi të ndryshme të të cilit mund të zgjidhen për të ndihmuar lojtarin në gara. Eventet drift u rikthyen në seri tek Carbon. Gjithashtu ajo vazhdon historine e lojtarit nga NFSMW. Loja u lirua me 1 nentor 2006 për PC me program Windows, e pasuar nga tastiera të lojës dhe doreza për lojën. Dorezat e Carbon janë njohur si Need for Speed Carbon: Zotero qytetin. Garat drag u hoqen nga serite. por u shtua një tip i ri gare i quajtur “Dueli i Kanionit”, ku lojtari dhe një shef lojë garojnë në kanion, duke u perpjekur të qendrojnë sa me prane liderit. Sa me afer liderit të jete lojtari, aq më shumë pike do të mblidhen. Ne qofte se lojtari e kalon liderin dhe qendron në krye për 10 sekonda, ai do të kalojë në raundin tjeter ku lojtari duhet të rrije sa më shumë perpara për të marre më shumë pike dhe të fitoje kunder shefit.

Need for Speed: ProStreet (2007)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: ProStreet është prodhim i 2007 i serive NFS. Karakteristikat kyçe të lojës përfshijnë dëme reale, një kthim në garat reale (në vend të arcade si garat e mëparshme), modelimin, Burnouts dhe më shumë. Ne lojë gjithashtu mungon endja e lire e lojtareve ku lojtarët mund të enden rrugeve. Ne vend të kesaj, të gjitha garat janë në pista të mbyllyra dhe organizojnë gara në dite të caktuara. Loja u lirua më 13 nëntor 2007 në Amerikën e Veriut dhe më 23 nëntor 2007 në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë shitjet ishin të dobëta dhe kritikët e goditen lojën për shkak të veshtiresise se saj, fizikes se motorit, kerriere e merzitshme single player dhe kontrolle të pakontrollueshme.

Need for Speed: Undercover (2008)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Undercover u lirua më 18 nëntor 2008. Loja pati një cikël zhvillimi domethenes me të gjate se lojërat e tjera, duke marre 16 muaj kohe për tu zhvilluar.

Need for Speed: Shift (2009)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Shift, lëshuar më 15 shtator 2009, në qender të se ciles janë garat legale të jetes se perditshme në cirkuite rreth botes, dhe mban miksin e saj ekzotik, me makina muskuloza dhe importuese. Vec kesaj, në simulimin përmiresimit të ngarjes dhe me një veshtiresi adaptive, loja riparaqet pamje nga kabina e makines, e para në seri qe nga Need for Speed: Porsche Unleashed

Need for Speed: Hot Pursuit (2010)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Need for Speed: Hot Pursuit u zhvilluar nga Lojërat kriter dhe botuar nga elektronike Arteve më 16 nëntor, 2010 [22] Ai fokusohet në gara dhe polic therret jo customization makinë. . Ndjekje e nxehtë, si emri nënkupton, ka tendencë të kthehet në seri për rrënjët, dhe është frymëzuar nga 3DO origjinal Need For Speed ​​lojë. Loja e fituar shumë çmime në 2010 E3, duke përfshirë edhe "Best Racing Game" dhe të tjera "Best of E3"-çmime. Kjo është loja e parë në Need For Speed ​​seri që nga Pursuit origjinal Hot për të fituar një çmim E3. Nuk janë 60 makina: . Shumica e tyre janë në dispozicion për të dyja Racers dhe policët, por disa janë të veçanta për çdo anë [23] Shumica e tyre janë exotics dhe makina të shfaqë të tilla si Reventon Lamborghini, McLaren F1, Bugatti Veyron dhe Pagani Zonda Cinque. Ndryshe nga titujt NFS e mëparshme, megjithatë, nuk ka asnjë customization. Loja zhvillohet në një qark imagjinar të quajtur Seacrest Qarkut, ku nuk ka skyscrapers. Shkon pamje nga pyjet e dendura të maleve me dëborë në shkretëtira. "Pa bredh" funksion në lojë ju lejon të shqyrtuar Seacrest County. NFS Hot Pursuit ju lejon të luajë si polic ose një ose vrapues, dhe ka një regjim të veçantë të karrierës për çdo anë. Fokusi kryesor i lojës është që të sigurojë lojtarët me polic me shpejtësi të lartë vs chases racer. Lojë edhe karakteristika shumë armë. Disa janë ekskluzive për policët ose Racers. Power-ups përfshijnë strips gozhdë, të cilat janë përdorur nga të dy policët dhe Racers dhe të aktivizojë një strip kamë nga pasme të makinës dhe vë atë në rrugë, dhe PMM-ve (Pulses elektromagnetike) të cilat janë përdorur nga të dy policët dhe Racers dhe mund të përdoren për të marrë poshtë policët apo Racers, ose për kryerjen takedowns (i cili është një tipar i rëndësishëm i seri Burnout). armëve të tjera përfshijnë helikopterë dhe postblloqe për policët dhe turbo dhe Jammers për Racers. Loja është lëshuar në PS3, Xbox 360, Wii dhe Microsoft Windows. Tipar më i madh në lidhje me NFS Hot Pursuit është NFS Autolog, e cila udhë progressions lojtar dhe statistikat në krahasim me lojtar tjetër dhe rekomandon lojtarë të ngjarjeve për të luajtur. Përveç sistemit të saj statistikor, Autolog gjithashtu përmban speedwalls tu-si ku lojtarët mund të postoni komentet e tyre dhe fotot, ndërsa në lojë. Ky funksion autolog do të vazhdoj në gjeneratën e ardhshme në Shift 2: lëshoi. NFS Hot Pursuit ka marrë disa nga kritikat më të mirë të serisë, e cila përgjithësisht të lëvduar tipar Autolog e lojës dhe polic vs chases racer. "Limited Edition" lojtarët jep qasje ekskluzive për Competizione Alfa Romeo 8C dhe Shelby GT500 Ford. Ka pasur disa përmbajtja downloadable për lojë Sport Super Pack, tipare 13 ngjarje të reja, trofe të tjera / arritjet dhe 3 makina të reja, Porsche 911 GT2 RS, Gumpert Apollo S dhe Bugatti Veyron Super Sport. & Armatosura Pack rrezikshme, karakteristika 2 mode e re online game, më të kërkuar dhe "Arms Race", së bashku me 3 arritjet / trofe. Xanxar Lamborghini Pack, karakteristika 3 makina Lamborghini, Lamborghini Diablo, Countach, dhe Sesto Elemento, me 10 ngjarje të reja dhe arritjet 4 / trofe. Porsche Unleashed, karakteristika 3 makina Porsche, Porsche 911 Turbo (1982 Edition), 959 dhe 911 shpejtësie, me 10 ngjarje të reja dhe arritjet 4 / trofe.[2]

  1. "Criterion takes full control of Need for Speed and Burnout franchises". Eurogamer.net (në anglishte britanike). 2012-06-25. Marrë më 2023-02-28.
  2. "EA will move Need for Speed development back to Criterion". GamesIndustry.biz (në anglisht). 2020-02-12. Marrë më 2023-02-28.