close
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20200115152353/http://shekulli.com.al/18021/
BERJAYA

Ronaldo “pushton” sërish “Old Trafford-in”

BERJAYAËshtë përsëri Ronaldo, por këtë herë portugezi, ish-lojtari i Mançesterit që eliminon “djajtë e kuq” nga Liga e Kampionëve.

Ashtu si 10 vjet më parë, kur ishte braziliani Ronaldi, i cili me tri golat e shënuar ndihmojë Realin të kalojë në fazën tjetër. Real Madrid ka dëshmuar se dy fitoret ndaj Barcelonës nuk ishin të rastësishme.

Ekipi i Hoze Murinjos ka mposhtur 2-1 në “Old Traford” Mançester Junajtid duke kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ish-lojtar i Mançesterit, Kristiano Rolando i ka dhënë goditjen finale ekipit anglez.

Pas një pjesë të parë ku të dy ekipet luajtën me shumë kujdes, Mançesteri kaloi në avantazh me autogol të Serxho Ramosit në minutën e 48’.

Topi i goditur nga Nani u devijua pak nga Kleverli dhe më pas mbrojtësi i Realit e shty topin në rrjetën e portës së tij.

Por nëntë minuta më pas, Nani prishi ekuilibrat pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Arbeloas. Arbrit turk Çakshir akordoi karton të kuq për portugezin duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Pas kësaj Murinjo nxori nga loja Arbeloan dhe futi në fushë Modriç, i cili rezultoi edhe një nga kontribuuesit kryesore të suksesit të Realit. Kroati shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 66’ nga një goditje jashtë zone.

Tre minuta më pas ishte Kristiano Ronaldo i cili dërgoi topin e goditur nga Higuain në rrjetë. Portugezi nuk festoi golin ndaj ish-ekipit të tij i mallëngjyer edhe nga banderolat që mbanin tifozët anglezë në duar.

Disa prej tyre shkruanin: “Ronaldo kthehu në shtëpi”. “Duam të kthehesh por mos na shëno sonte”. Pas golit që shoi shpresat e Mançesterit për të kaluar në çerekfinale tifozëve “djajve të kuq” mbeten zemërthyer.

Nata e portugezëve

Ndeshja e dy ekipeve më me historinë në kontinenti evropian mund të thuhet se u vendos nga portugezët. Nani, Ronaldo dhe Murinjo. Lojtari i Mançesterit u ndëshkua me karton të kuq në një moment kur era fyente në favor të ekipit të tij.

Pas daljes së tij nga fusha, trajneri i Realit bëri një lëvizje të zgjuar, duke nxjerr jashtë Arbeloan dhe duke futur në fushë Modriç, i cili barazoi rezultatin pas shtatë minutave lojë.

Ndërsa portugezi tjetër që vulosi fatin e takimit ishte i adhuruari në Mançester dhe Madrid, Kristiano Ronaldo. Numri 7 i Realit ka luajtur shtatë sezone me “djajtë e kuq”, bluzë me të cilën ka fituar edhe një Ligë Kampionësh.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S/

BERJAYA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Abissnet