close
Shko te përmbajtja

Tomorrow X Together

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tomorrow X Together
BERJAYA
Tomorrow X Together në mars 2024
Majtas-djathtas: Soobin, HueningKai, Beomgyu, Yeonjun, dhe Taehyun
Informata themelore
NofkaTXT
PrejardhjaSeoul, Koreja Jugore
Zhanret
Vitet aktive2019 (2019)–aktualisht
Labeli
Anëtar/ët
Uebfaqjaibighit.com/txt

Tomorrow X Together (Hangul: 투모로우바이투게더; Tomorrow by Together, me shkronja të mëdhaja, i njohur shpesh si TXT (/ˈtiː-ˈɛks-ˈtiː/ TI-eks-ti), është një grup mashkullor koreano-jugor i formuar nga Big Hit Entertainment. Grupi përbëhet nga pesë anëtarë: Yeonjun, Soobin, Beomgyu, Taehyun dhe HueningKai.[2]

Ata dolën në skenë më 4 mars 2019 me EP-në e tyre të parë The Dream Chapter: Star. EP-ja debutoi dhe arriti kulmin në vendin e parë në toplistën e Gaon-it dhe në toplistën botërore të albumeve nga Billboard dhe hyri në top 200-shen e Billboard-it për SHBA i renditur i 140-ti, albumi debutues që rroki vendin më të lartë prej çdo grupi mashkullor K-pop në atë kohë. Kënga kryesore e EP-së, "Crown", debutoi në vendin e parë në toplistën Billboard World Digital Songs. TXT kryesoi poashtu toplistën e artistëve në zhvillim të Billboard. TXT ishte grupi i parë mashkullor për të performuar në renditjen kryesore të Lollapalooza, një ndër festivalet më të mëdhenj të SHBA-ve.

Suksesi i hershëm komercial i grupit i fitoi atyre disa çmime të artistëve të rinj, duke përfshirë Rookie of Year në Çmimet e 34-të Golden Disc dhe Çmimet Melon Music 2019, Artisti i Ri i Vitit në Çmimet e 9-ta të Toplistës Gaon dhe Artisti më i Mirë i Ri Mashkull më 2019 tek Çmimet Mnet të Muzikës Aziatike.

TXT është një akronim për Tomorrow X Together. Në koreanisht, emri i grupit është 투모로우바이투게더 (RR: Tumoroubaitugedeo),[3] lexohet si "Nesër së Bashku" dhe përkthyer në Hangul; ata nuk kanë një version të veçantë korean të emrit të tyre. Sipas faqes së tyre të internetit, emri i tyre i referohet pesë individëve që "bashkohen nën një ëndërr me shpresën për të ndërtuar një të nesërme më të mirë".[4]

Në intervistën e tyre të parë me Section TV të MBC, grupi deklaroi se ata preferojnë të përmenden me emrin e tyre të plotë në vend të inicialeve.

  1. Lee, Gyu-lee (8 mars 2019). "Big Hit's TXT signs with world's top label, Republic Records". The Korea Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2019. Marrë më 8 mars 2019.
  2. "TXT 투모로우바이투게더 official 'Naver' profile". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2020. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Kim, Ye-rang (24 janar 2018). "BTS 동생그룹 '투모로우바이투게더' 완전체 비주얼 보니…'형 못지 않은 아우'". Hankyung (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2019. Marrë më 25 janar 2018.
  4. "About Tomorrow x Together". ibighit.com (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.